2022-05-29 

Zvicra po fuqizon gjeneratën e ardhshme të punëtorëve të aftë dhe të udhëheqësve inovativë!
Zvicra po fuqizon gjeneratën e ardhshme të punëtorëve të aftë dhe të udhëheqësve inovativë!
Sot ambasadori i Zvicrës në Kosovë Thomas Kolly vizitoi Qendrën e Trajnimit Profesional në Ferizaj, Qendrën e Karrierës në shkollën VET “Shtjefan Gjecovi” dhe Bonevet Prishtina, të gjithë partnerë që kontribuojnë në zhvillimin e aftësive profesionale. Shkathtësi të tilla si saldimi, gastronomia, mekanika dhe robotika janë provuar të jenë të shkëlqyera në ofrimin e mundësisë për të rinjtë e Kosovës për të përmbushur aspiratat e tyre.
Nevoja për punëtorë të aftë dhe udhëheqës të fortë nuk do të zhduket kurrë, dhe tani, është më e rëndësishme se kurrë të sigurojmë që të fuqizojmë gjeneratën e ardhshme të udhëheqësve në çdo nivel dhe moshë.
Kjo është arsyeja pse Zvicra është zotuar të investojë në të rinjtë e Kosovës duke mbështetur kalimin e tyre nga shkolla në punësim dhe adresimin e mospërputhjes së aftësive që ka qenë një sfidë përcaktuese për tregun e punës në Kosovë, duke prekur të gjitha shtresat e shoqërisë.






