Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Themelohet Qendra e re e Karrierës në Komunën e Malishevës.

Qendra e re, e vendosur brenda qendrës së kompetencës 'Kujtim Krasniqi', do të ndihmojë më shumë se 600 nxënës  të kësaj shkolle të zhvillohen profesionalisht dhe të identifikojnë shtigjet e karrierës, dhe do të lehtëson tranzicionin prej shkollës në punë.

Qendra është themeluar si rezultat i një bashkë-investimi midis projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) të quajtur Rritja e Punësimit për të Rinjë (EYE) dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Edukim për të Rritur.

Qendra do të luajë një rol të rëndësishëm në stimulimin e regjistrimit të të rinjve në këtë shkollë profesionale, përmirësimin e ndërgjegjësimit të prindërve dhe forcimin e marrëdhënieve me sektorin privat dhe tregun e punës.

Albina Berisha, Menaxhere e Projektit EYE tha: "Themelimi i qendrave të karrierës është me rëndësi të madhe për disa arsye: së pari, ato ndihmojnë shkollat të komunikojnë më mirë me prindërit për zgjedhjet e mundshme të fëmijëve të tyre në karrierë; së dyti, ato ndihmojnë bizneset duke përmirësuar aftësitë e punonjësve e ardhshëm nga shkollat locale, dhe së treti, ato u ofrojnë studentëve udhëzime dhe informacion mbi tregun e punës dhe punësimin ".

Albina gjithashtu deklaroi se këto qendra priten të promovojnë arsimin profesional dhe të rrisin numrin e studentëve të regjistruar në këto shkolla, duke shtuar se shkollat e AFP-së i sjellin studentët më shpejt në punë dhe ofrojnë zgjidhje të drejtuara nga industria.

Kjo është qendra e 9-të e karrierës e themeluar në shkolla ​​profesionale anembanë Kosovëns përmes mbështetjes së EYE dhe institucioneve publike.

Së bashku me partnerët tanë, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë të rinjtë e Kosovës të bëjnë zgjedhje të informuara në karrierë, dhe të fitojnë më shumë mundësi punësimi dhe të ardhura përmes një sistemi të përmirësuar të ndërmjetësimit të punës.


 

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë