Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Ftese per oferte

Akomodimi, sallat e konferencave, shujtat dhe pijet gjatë punëtorive

Helvetas - Kosovë bënë zbatimin e projekteve zhvillimore (Decentralizimi dhe Mbështetja e Komunave - DEMOS dhe Rritja e Punësimit për të Rinj - EYE) në Kosovë duke synuar përmirësimin e ekonomisë vendore dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës. Gjatë zbatimit të projekteve, Helvetas - Kosovë do të organizojë punëtori në rajone të ndryshme të Kosovës, prandaj, ekziston  nevoja që të lidhet një kontratë kornizë me të paktën dy hotele dhe dy restorante për rajon:

  • Rajoni i Pejës,
  • Rajoni i Prizrenit,
  • Rajoni i Gjakovës,

Ftohen të gjitha kompanitë e sektorit të hotelierisë dhe gastronomisë t’i dorezojnë ofertat e tyre për këto shërbime:

Akomodimi, sallat e konferencave, shujtat dhe pijet gjatë punëtorive

Informata më të detajuara do të sigurohen në dosjen e kësaj ftese. Për të pranuar dosjen e plote të kësaj ftese apo të paraqitni pyetjet në lidhje me këtë ftesë, ju lutem na

kontaktoni vetëm me shkrim në kosovo.info@helvetas.org. më së largu deri me 25.02.2020.

Kompanitë e interesuara ofertat e tyre duhet t’i dorezojnë në kopje fizike deri më 06 Mars 2020 në ora 16:00 në zyrën e HELVETAS në adresën: Nazim Gafurri 33, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Vetëm kompanitë e suksesshme do të kontaktohen. HELVETAS e ruan të drejtën që të refuzoj ndonjë apo të gjitha ofertat.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë