Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Shërbimet e Orientimit në Karrierë për Komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian (RAE)

Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian (RAE) konsiderohet të jetë një pjesë e ndjeshme e shoqërisë sonë, e cila nuk ka orientim dhe qasje në informacionin e nevojshëm lidhur me arsimin, trajnimin dhe punësimin me qëllim të rritjes dhe përmirësimit të mundësive për zhvilimin e karrierës së tyre.

Prandaj, projekti EYE dhe organizata EDU 17 janë të përkushtuara për të mbështetur 90 nxënës të klasës së 11-të dhe të 12-të të komunitetit RAE në komunën e Gjakovës për zhvillimin e shkathtësive të nevojshme dhe për të lehtësuar tranzicionin e tyre nga shkolla në punë apo arsim të mëtejshëm. Projekti do të zbatohet në periudhën prill-shtator 2018, në koordinim me Zyrën për  Komuniteti në Komunën e Gjakovës, duke përfshirë ndërtimin e kapaciteteve të kësaj zyre për të vazhduar kryerjen e aktiviteteve të ngjashme.

Grupi i parë i 25 nxënësve janë ata që kanë potencial të vazhdojnë studimet akademike dhe grupi i dytë prej 65 nxënësve janë ata që kanë potencial për t’u bashkuar me tregun e punës.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë