2022-05-29 

Fakultete të tjera themelojnë trupa këshillëdhënës me sektorin privat
Gjatë ditëve te fundit Fakultete të tjera iu kanë bashkangjitur iniciativës për themelinimin e Trupave Këshillëdhënës (TK) me qëllim të nxitjes së dialogut ndërmjet sektorit të arsimit dhe atij privat, duke i përgaditur studentët sipas nevojave reale te tregut të punës.
Më 28.09.2015 Fakulteti I Bujqësisë dhe Veterinarisë brenda Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka themeluar Trupin Këshillëdhënës. Këta anëtarë kanë marrë pjesë në mbledhjen konstituive: Eurolona, Sharri, FitoFarm, Agrovizioni, Konsoni, Pestova, AVUK, Shoqata e Përpunuesve të Qumështit. Ndërkohë z. Isak Begisholli është zgjedhur si kryesuesi i këtij TK.
Disa ditë me vonë, edhe Fakulteti i Turizmit brenda Universitetit “Haxhi Zeka”, gjithashtu e ka themeluar TK brenda së cilit gjendet disa nga kompanite lidere ne tregun e turizmit si: Dukagjini, Swiss Diamond Hotel, VAS Tours, Magra Austria, si dhe anëtarë të stafit akademik dhe akterëve të tjerë që janë aktivë në sektorin e turizmit.
Kjo iniciativë mbështetet nga EYE, ndërsa momentalisht janë themeluar 5 TK si shenjë e zhvillimit të mëtutjeshëm të mekanizmave për adresimin e çeshtjes së ofrimit të shkathësive nga institucionet e arsimit sipas nevojave të sektorit privat.






