Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Puna Praktike e Lendritit në përpunimin e drurit përmes Mësimit në Vend të Punës (MVP)!

Kur mendoni për nxënësit tipik të shkollës së mesme, nuk i imagjinoni ata duke përdorur makineritë e ndërlikuara si tornot, përpunuesit, makinat për gozhdimin e drurit, a aq më pak të kenë pasion për to. Por, për Lendrit Veselin, kjo është bërë punë e zakonshme!

Në shumicën e ditëve pas shkollës, Lendriti shpejt kalon rrugët e vendlindjes së tij Ferizajit për të arritur në kompaninë për përpunimin e drurit dhe mobilieve „Rrezja“. Vetëm 16 vjeç, Lendriti tashmë po kryen praktikën (përmes Mësimit në Vend të Punës – MVP) në këtë kompani, ku profesionistë me përvojë po e ndihmojnë të avancojë aftësitë e tija dhe të dizajnojë mobilie dhe kuzhina të punuara me porosi.

Edhe pse ky është vetëm fillimi për Lendritin, ju mund ta shihni pasionin i tij për zejen nga finesa me të cilën ai punon. I qetë dhe i kompozuar, ai prenë dhe gdhend copa druri me një përpikëri e cili do të befasonte çdo spektator.

„Unë e shoh veten duke punuar në këtë industri në të ardhmen“, thotë Lendriti pasi bën një pushim të shkurtër. „Për sa kohë që kam pasionin për të, unë mund ta bëj atë“, shpjegon me krenari.

Lendriti është nxënës në shkollën AFP të agrobiznesit dhe teknologjisë „Zenel Hajdini“ në Ferizaj, ku EYE së fundmi ka ndihmuar në themelimin e qendrës së karrierës. Puna praktike atij i është mundësuar si rezultat i skemës së Mësimit në Vend të Punës për të cilën ne kemi ndihmuar të prezantohet në shkollë, e cila ndihmon të rinjtë si ai të aplikojnë aftësi akademike dhe teknike në një mjedis pune të botës reale.

Përmes MBP-së, deri më tani 151 nxënës nga 11 shkolla të AFP-së janë vendosur në 57 ndërmarrje private për të kryer praktikën. Qendrat e karrierës të bazuara në shkolla, themelimin e të cilave e kemi ndihmuar në shkolla në të gjithë Kosovën, punojnë si ndërmjetës midis nxënësve dhe ndërmarrjeve dhe lehtësojnë procesin.

Përmes MBP-së, Lendriti jo vetëm që po fiton njohuri profesionale, por gjithashtu po e pozicionon veten për një karrierë solide në përpunimin e drurit!

„Mendoj se duhet të jemi në gjendje të praktikojmë të gjitha gjërat që i mësojmë në libra, gjë që jam duke e bërë këtu“, thotë ai. „Në të ardhmen dua të bëhem menaxher në industrinë e punimit të mobilieve!“


 

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë