Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Nënshkruhet marrëveshja për mbështetjen e konceptit modern “makerspace” në Gjakovë

EYE nënshkroi marrëveshjen më BONEVET për t’a mbështetur zhvillimin e Makerspace në qytetin e Gjakovës. Është hera e parë që ndërtohet një godinë e tillë që do t’i mundësojë të rinjve dhe të moshuarve që të zhvillojnë idetë e tyre inovative në produkte dhe solucione të prekshme. BONEVET do të strehojë makineri prodhuese të fjalës së fundit, duke ofruar programe për komunitet dhe edukim përmes disenjmit, krijimit të prototipeve, dhe prodhimit final të produkteve.

BONEVET do t’i ofrojë këto trajnime në të ardhmen:

  • Elektronikë e robotikë
  • Disenjim, 3D modelim, dhe 3D printim
  • Computer Numerical Control (CNC)
  • Programim, Hyrje në Arduino dhe Raspberry PI

Modulet e para do të ofrohen për fëmijët e moshave 9-18 vjeç. Në ndërkohë studentët, ndërrmarësit, punëtorët, dhe ushtruesit e hobive të ndryshëm do të perfitojnë   nga shërbimet e ofruara prej BONEVET në hapësirat e tyre përmes mjeteve dhe makinerive të cilat do ngrisin dijen e tyre duke I punuar gjërat ne praktikë. Inkuadrimi i grave të të gjitha moshave do të jetë në fokus të veçantë gjatë implementimit të projektit Makerspace nga ana e BONEVET, me mbeshtetjen e EYE dhe partnerëve tjerë.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë