2022-05-29 

Zhvillimi i Modelit “Qendra për Karrierë në Shkollë”, për Shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë
Duke u ndërlidhur me qëllimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për të nxitur zhvillimin e aftësive të menaxhimit të karrierës në mesin e nxënësve të AAP për të parandaluar braktisjen e hershme te shkollave dhe për të lidhur sistemin arsimor me tregun e punës (punësueshmërinë), projekti EYE dhe MASHT janë të përkushtuar që të zhvillojnë modelin “Qendra për Karrierë në Shkollë” për komunat e mesme, si një element i integruar i sistemit të përgjithshëm të shkollave të Arsimit dhe Aftësimit Profesional.
Nga 26 shkurt – 01 mars 2018 u organizua punëtoria dy-ditore në Prishtinë me qëllim të prezantimit tek institucionet relevante dhe palët e interesuara, karakteristikat kryesore të modelit “Qendra për Karrierë në Shkollë” e cila konceptohet duke ndjekur praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra nga dy qendrat e karrierës pilot në komunat e Vushtrrisë dhe Prishtinës të cilat janë zhvilluar gjatë periudhës 2014-2016 me mbështetjen e projektit EYE. Ekspertiza shtesë u soll nga organizata Fondacioni i Biznesit për Arsim, i cili është një lider i njohur në fushën e të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe udhëzimit të karrierës në Bullgari.
Në këtë punëtori dy-ditore morën pjesë përfaqësues të MASHT-it, AVETAE, Drejtoritë Arsimore Komunale (DKA) dhe Shkollat Profesionale Vushtrri, Ferizaj, Kaçanik dhe Gjakovë, personeli i qendrave të karrierës pilot në Vushtrri dhe Prishtinë, si dhe përfaqësues të tjerë të donatorëve që janë aktiv në mbështetjen e udhëzimeve për karrierë në sektorin e arsimit dhe punësimit në Kosovë.
Gjatë kësaj punëtorie dy-ditore në mes të palëve u nënshkrua një koncept për zhvillimin e Modelit të Qendrës së Karrierës me bazë në shkollë nga tre shkolla të reja të aftësimit profesional ku “Qendra për Karrierë në Shkollë” do të lansohet. Këto janë Shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Professional: “Zenel Hajdini” në Ferizaj, “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, dhe “Feriz Guri dhe Vëllëzërit Çaka” në Kaçanik.






