Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Orientimi për karrierë i mbështet të rinjtë për të eksploruar botën e së ardhmes!

Së bashku me MASHTI-n (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit) kemi organizuar një event për ndarjen e fakteve nga hulumtimi mbi përfitimet e shërbimeve të qendrave të karrierës në IAAP. Rezultatet e hulumtimit kanë treguar një ndikim jashtëzakonisht pozitiv të shërbimeve të qendrës së karrierës për nxënësit, bizneset dhe komunitetin në përgjithësi. Prandaj MASHTI ka vendosur që si prioritet ta kenë institucionalizimin dhe standardizimin e këtyre shërbimeve në IAAP në nivel vendi andaj është përfshirë edhe në Planin Strategjik të Arsimit të Kosovës 2022-2026.

Aktualisht funksionojnë plotësisht 15 qendra të karrierës në shkollë në IAAP në komuna të ndryshme, të krijuara nga EYE në partneritet me komunat, AAAPARr, dhe në bashkëpunim me donatorë të tjerë. Prandaj konsiderojmë se është e vlefshme që të shkëmbehen përvojat, praktikat e mira dhe përfitimet e këtij modeli të suksesshëm të qendrave të karrierës me bazë në shkollë me komunat e tjera, dhe IAAP-të që t'i inkurajojmë ato të investojnë në krijimin e qendrave shtesë të karrierës për një zhvillim më të mirë të karrierës së të rinjve.

Për të shkarkuar raportet e plota, klikoni linkun: https://bit.ly/3Hw6uAd
Për të parë ngjarjen e plotë, klikoni linkun: https://bit.ly/32Yyb5R 

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë