Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

“Qasja e medias në mbulimin e politikave të punësimit”

Më 23 janar 2018, OJQ Lëvizja FOL organizoi debatin e hapur me temën “Qasja e medias në mbulimin e politikave të punësimit”. 11 përfaqësues të medias ishin të pranishëm.

Debati hyrës u bë nga z. Jeton Zulfaj nga Lëvizja FOL duke theksuar se arsyeja e këtij debati është trajtimi i pyetjeve të ndryshme ndaj politikave të punësimit: Si raportojnë mediat lidhur me politikat e punësimit dhe sa tërheqëse është kjo temë dhe nëse gjeneron të ardhura për mediat e tyre? Debati u pasua nga gjetjet e Lëvizjes FOL. Raporti ka analizuar mbulueshmërinë e mediave lidhur me diskutimet për politikat e punësimit duke u fokusuar në punësimin e të rinjëve. Nga monitorimi i mediave është vënë re se nga mijëra artikuj që prodhohen vetëm disa dhjetëra prej tyre lidhen me çështjen e punësimit.

Më tej, Visar Prebreza redaktor në Kallxo.com, tha se nuk beson që temat e punësimit do të hyjnë në top 100 lajmet me të klikuara ndonjëherë. “Nuk duhet të luftojmë si t’i fusim në top 100, por duhet të luftojmë si t’i bëjmë shkrimet më kualitative”, tha ai duke shtuar se çështja e punësimit lidhet me tema më të gjëra si korrupsioni, nepotizmi etj.

Diskutim i hapur u zhvillua mes përfaqësuesve të medias dhe u pranua pozitivisht nga të gjithë pjesëmarrësit.

Për më shumë informacion mbi debatin ndiqni lidhjen: http://levizjafol.org/mbulimi-i-politikave-te-punesimit-sfide-per-mediat/

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë