2022-05-29 

Projekti EYE dhe Scards nënshkruajnë marrëveshje bashkë-investimi
Sot më 9 dhjetor 2013 është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet projektit EYE dhe SCARDS për të ndihmuar në zhvillimin e stafit dhe trajnimin e kapaciteteve të kompanisë private në Kosovë.
Intervenimi i Projektit EYE synon të sigurojë trajnim të specializuar dhe vende pune të qëndrueshme për profesionistët e rinj kosovarë brenda kompanisë Scards dhe sektorin e TIK-ut, duke bërë të mundur përfituesit për të fituar aftësi që deri tani janë me trendët e tregut ndërkombëtar. Inovacioni i SCARDS-it, kapacitetet menaxhuese, dhe gatishmëria për tu sfiduar dhe konkurruar në tregjet globale ishin pikat kryesore që u bashkuan me vizionin e Projektit EYE, për të ndihmuar në rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë në Kosovë nga ndërmjetësimi i kompetencave të tyre me nevojat e tregut.
Pritet që deri në fund të vitit 2014, 15 të rinj dhe të reja të kenë aftësitë të specializuara: në zhvillim të aplikacioneve për celular, zhvillimin e databazave dhe aplikacioneve në platformat Windows dhe Unix, dizajn grafik, internet dhe marketing të mediave sociale. Këto aftësi janë shumë të kërkuara nga SCARDS dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësi për t’u zhvilluar në kuadër të kompanisë dhe të kenë mundësi afatgjatë punësimi.






