Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Strategjia e komunikimit shkollë-prindër për orientimin në karrierë të nxënësve të arsimit të mesëm të ulët

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka filluar hartimin e strategjisë së komunikimit shkollë-prindër për orientimin në karrierë të nxënësve të arsimit të mesëm të ulët, respektivsht nxënësve të klasës së 9 të cilët kalojnë në arsimin e mesëm të lartë dhe zgjedhin profesionin e tyre. Kjo strategji ka për qëllim krijimin e një komunikimi të rregullt shkollë-prindër përmes mekanizmave të qëndrueshëm për të fuqizuar rolin e prindërve për udhëzimin e fëmijëve të tyre drejt një zgjedhjeje të informuar të karrierës.

Ёshtë mbajtur takimi i parë i Grupës Punuese të emëruar nga MASHT për hartimin e kësaj strategjie. Në ditët në vazhdim, MASHT gjithashtu do të ketë diskutime me arsimtar dhe do të bëjë intervistime me prindër për të kuptuar më mirë faktorët influencues për një komunikim të efektshëm shkollë-prindër për orientimin në karrierë të nxënësve të klasës së 9 bazuar në informacione mbi trendet dhe kërkesat e tregut të punës.

Kjo nismë e MASHT-it mbështetet nga projekti ‘Rritja e Punësimit për të Rinjë (EYE)’ i Zyrës Zvicërane për Bashkëpunim (SDC) zbatuar nga konsorciumi HELVETAS Swiss Intercooperation Kosovo (HSIK) dhe Management Development Associates (MDA), si dhe në bashkëpunim të ngushtë me projektin “ProKarriera” i  Solidar Suisse Kosova zbatuar nga Syri i Vizonit.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë