2022-05-29 

Komunikatë për Media – 76 pjesëmarrëset e Projektit “Femrat në punë online” pranuan çertifikatat e diplomimit
Prishtinë, Kosovë, 20 Dhjetor 2017 – Universiteti Amerikan në Kosovë (AUK) – RIT ka organizuar ceremoninë e diplomimit të Projektit WOW “Femrat në punë online”. Qëllimi i projektit WOW ishte rritja e ndërgjegjësimit të femrave të reja mbi rolin e punës online si një mundësi punësimi dhe angazhimi i ardhshëm në punën në distancë.
Nga 100 femra që ishin pjesë e projektit, 76 pjesëmarrëset e WOW morën çertifikatat e tyre pas përfundimit të programit të trajnimit prej 100 orësh. Nga 76 vajza, 25 prej tyre ishin nga qyteti i Mitrovicës, ndërsa 45 nga Podujeva.
Fjalën hyrëse e bëri z. Visar Jasiqi, Shef i Operacionit dhe Zyrtar i Informimit në RIT Kosovë (AUK), pasuar nga z. Timothy Sparkman, Drejtor i Projektit EYE dhe znj. Besa Gashi-Zogaj, ish-zëvendësministre e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Gjatë fjalës së saj znj. Gashi-Zogaj iu drejtua vajzave: “Kur vajzat përkrahin njëra-tjetrën, gjëra të mrekullueshme mund të ndodhin”.
Projekti “Rritja e Punësimit për të Rinjë (EYE)” i Zyrës Zvicërane për Bashkëpunim (SDC) është i implementuar nga konsorciumi HELVETAS Swiss Intercooperation Kosovo (HSIK) dhe Management Development Associates (MDA)






