Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe institucionale

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në proces të një konsultimi të gjerë për rishikimin e standardeve dhe udhëzuesve aktual të AKA-së si pjesë e projektit “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe institucionale”, me mbështetjen e projektit EYE të Zyrës Zvicërane për Bashkëpunim në Kosovë.
Pjesë e këtij procesi ishte edhe konferenca e organizuar më 1 Dhjetor të këtij viti më temën “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë”.
Diskutimi I sfidave dhe rekomandimeve për nje arsim të lartë kualititativ u spikat nga akterët kryesor si z. Arsim Bajrami, Ministër për Edukimit, Shkencës dhe Tekonolgjisë i cili shpreshu përkushitmin e Qeverisë së Kosovës për ngritjen e kualitetit të arsimit të lartë duke e mbështetur nje proces të akreditimit sipas standardeve më të larta ndërkomëbtare pasi qe Kosova eshte edhe anetare e ENQA’s (European Association for Quality Assurance in Higher Education).
Mysafir special ishin edhe z. Cloin Tuck, Drejtori i “European Quality Assurance Register for Higher Education-EQAR” si dhe Ambasadori I Austrisë në Kosovë, z. Garnot Pfandler. Ndërsa z. Blerim Rexha si Kryetar I Këshillit Shtetëror të AKA dhe UD I Drejtorit znj. Fortuna Mehmeti gjithashtu I siguruan të pranishmit për reformim të sistemit të akreditimit pas sfidave në të cilat ka kaluar ky Agjencion ne vitet e kaluara.
z. Driton Dalipi, Menaxher I Projektit EYE shprehu edhe një here interesimin e këtij programi të financuar nga qeveria e Zvicrës që do të mundësonte adresimin e sfidave kryesore të arsimit të lartë përmes një akreditimi më kualitativ, e më këtë dukë ndikuar në një ofrim më të mirë të shkathësive në tregun e punës.
Për më tepër, Qëllimet e projektit “Zhvillimi i sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë – qasjet sistematike dhe institucionale” janë:

  • Të identifikohen karakteristikat e sistemit kombëtarë të sigurimit të cilësisë që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, e që në të njëjtën kohë i përgjigjen nevojave të institucioneve të arsimit të lartë
  • Të përcaktohet nëse sistemi kombëtarë i sigurimit të cilësisë i përshtatet qëllimit (is fit for purpose) dhe i përgjigjet nevojave të sektorit të arsimit të lartë në Kosovë
  • Të mblidhen dhe të analizohen perceptimet e institucioneve të arsimit të lartë dhe akterëve të tjerë relevant në lidhje me proceset e jashtme të sigurimit të cilësisë dhe praktikave të brendshme të sigurimit të cilësisë
  • Të identifikohen shembuj të praktikave të mira nga rastet studimore ndërkombëtare të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë për sa i përket sistemeve të sigurimit të cilësisë, mekanizmave dhe instrumenteve të cilësisë
  • Të përputhet modeli i sigurimit të cilësisë së Kosovës me Standardet dhe Udhëzuesit për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë (ESG-të e rishikuara në vitin 2015)
  • Të rishikohen standardet dhe procedurat e AKA-së bazuar në shënimet/ të dhënat e mbledhura

Rezultatet përfundimtare të këtij projekti kërkimor do të mbështesin AKA-në në procesin e rishikimit të procedurave, bazuar në të dhënat dhe kontributet e marra nga pjesëtarët e komunitetit akademik, ekspertët e arsimit të lartë, shoqëria civile dhe praktikat e mira ndërkombëtare.

 

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë