2022-05-29 

Gjakova Summer School 2014
Ka përfunduar Shkolla Verore e Gjakoves e mbajtur për herë të parë këtë vere pas prezantimit të 6 ideve biznesore të cilat janë zhvilluar gjatë programit një javor të kësaj shkolle. Më shumë se 20 studentë nga e gjithë Kosova kanë participuar në këtë program unik arsimor i fokusuar në ndërrmarësi i cili ka përfshi ligjerata të ofruara nga ndërrmarësit më të njohur Kosovar siç janë: Driton Hapqiu (Cactuss), Fisnik Ismajli (Ogilvy-Karrota), si dhe profesorë që ligjerojnë ne Kolegjin e Dartmouth, SHBA.
Paneli vlerësues, përfshirë këtu edhe ekspertin e EYE për zhvillimin e sektorit privat, kanë bërë evaluimin e ideve të punuara nga nërrmarësit e së ardhmës siç janë: Bike 2GO, AgroGroup Fara, HD Speed-Dry Clean, E-@Organic, Greenetika, Shtepia Ime.
Shkolla Verore e Gjakovës pritet të rritet më tutje ndërsa në vitin që vijon pritet t’i hapë dyert edhe për studentët nga regjioni dhe mbarë bota në një format tre-javor.
Ky event është përkrahur nga EYE dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Rrjetin e Ndërrmarësve, SHBA.






