2022-05-29 

Inagurohet Qendra e re e Karrieres në Prishtinë
Sot në #Prishtinë inaguruam qendrën e fundit të karrierës për vitin 2019 për të përfunduar një varg të jashtëzakonshëm të qendrave të reja të karrierës në të gjithë Kosovën
E vendosur brenda kampusit të shkollës së mesme të lartë profesionale "Shtjefën Gjeqovi", kjo qendër do të mbështesë dhe udhëzojë mbi 800 studentë që të kuptojnë botën e punës, të zhvillojnë karrierën e tyre, dhe të bëjnë zgjedhje të informuara arsimore, profesionale dhe në jetë.
Këto qendra janë duke ndihmuar në lehtësimin e tranzicionit shkollë në punë dhe adresimin e mospërputhjes së aftësive, që është sfidë kryesore në tregun e punës në Kosovë, duke prekur të gjitha shtresat e shoqërisë.
Qendra është themeluar si rezultat i një bashkë-investimi midis projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Përmirësimi i Punësimit të Rinisë (EYE), dhe Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Edukim për të Rritur.






