Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Ndërmarrësit kosovarë në kërkim të mundësive për të hyrë në tregun zviceran

Një grup ndërmarrësish të rinj po punojnë me përkushtim të madh për të hyrë në tregjet e huaja dhe t’i shesin shërbimet e tyre jashtë vendit. Të ndihmuar prej projektit EYE, 20 kompani të reja, të cilat ofrojnë zhvillim të uebit, zhvillim të softuerëve, shërbime financiare, dizajn grafik, marketing/telemarketing dhe qendra të thirrjeve, kanë vendosur t’i bashkojnë mjetet e tyre në mënyrë që t’i rrisin mundësitë e hyrjes në tregjet evropiane. Kjo ide erdhi nga Valon Asani, drejtor i kompanisë për ueb-dizajn e quajtur “MIK Agency” që është pjesë e një platforme afariste zvicerane përmes së cilës kompanitë kosovare dëshirojnë të hyjnë në tregjet ndërkombëtare. “Një prej mënyrave për ta mbështetur zhvillimin e kompanive dhe ndërmarrësve të rinj kosovarë është që t’u mundësohet të konkurrojnë në tregjet ndërkombëtare. Kjo mund të arrihet vetëm nëse i bashkojmë forcat dhe si komunitet afarist ofrojmë shërbime cilësore të njëjta me ato që i gjejmë në tregun evropian” u shpreh Valoni në takimin e parë ku u diskutua mes kompanive ideja e bashkimit të mjeteve.

Në muajin shkurt të vitit 2014, projekti EYE e bashkë-financoi ngjarjen B2B në Cyrih dhe Bazel, e cila i mblodhi më shumë se 100 biznese zvicerane dhe kosovare të cilat diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit. Kjo iniciativë e kompanive të reja në zhvillim ka ngjallur interesim të komunës së Prishtinës, e cila e ka kontaktuar projektin EYE për t’i eksploruar mundësitë e sigurimit të qëndrueshmërisë dhe të replikimit të këtyre llojeve të iniciativave. Në dhjetor të vitit 2014 u nënshkrua një memorandum i mirëkuptimit midis projektit EYE dhe komunës së Prishtinës për ta themeluar qendrën afariste të Prishtinës (Prishtina HUB). Qendra do t’ju ofrojë shërbime të përballueshme dhe hapësira për zyra atyre kompanive të cilat përpiqen t’i shesin shërbimet e tyre jashtë vendit.

Sipas Shpresa Perolit, këshilltare e jashtme e projektit EYE e cila ka punuar për këtë iniciativë, eksporti i shërbimeve do të vie vetëm nëse kapen mundësi të reja dhe inovative për ndërmarrësit e rinj kosovarë. Andaj, kompanitë kosovare duhet të përgatiten për të hyrë në këto tregje. Kërkesa në Evropë për shërbime është më e madhe sesa oferta, andaj kemi mundësi të marrim pjesë në këto tregje. Kjo do ta rris mundësinë e punësimit të rejave dhe të rinjve në Kosovë.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë