Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Donatori

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) është qendra e kompetencës së Qeverisë Zvicerane për bashkëpunim ndërkombëtar. SDC është përgjegjëse për bashkëpunim zhvillimor me pjesën jugore dhe lindore, bashkëpunim multilateral si dhe për ndihmat humanitare të Zvicrës.

Duke filluar me ndihmat humanitare në vitin 1998, bashkëpunimi i Zvicrës me Kosovën gjithnjë e më shumë ka kaluar në përkrahjen e proceseve të tranzicionit. Synimi i përgjithshëm i programit Zviceran është që të kontribuojë në përparimin e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve rajonale dhe Evropiane, shoqërisë paqësore dhe të bashkuar, duke ofruar qasje gjithëpërfshirëse në shërbime thelbësore, sundim të ligjit dhe në ekonomi sociale të tregut.

Ambasada Zvicerane në Kosovë

Zbatuesit

Helvetas është e angazhuar për një botë të drejtë në të cilën të gjithë burrat dhe gratë përcaktojnë rrjedhën e jetës së tyre në dinjitet dhe siguri duke përdorur burimet mjedisore në një mënyrë të qëndrueshme. Organizata e pavarur për zhvillim është e bazuar në Zvicër dhe mbështet individët dhe komunitetet e varfëra dhe të pafavorizuara në rreth tridhjetë vende në Afrikë, Azi, Amerikë Latine dhe në Evropën Lindore. Helvetas është aktive në fushat ujë dhe infrastrukturë, zhvillim të aftësive dhe edukimit, ekonomi të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, qeverisje dhe paqe, si dhe mjedis dhe ndryshime klimatike. Organizata gjithashtu angazhohet në ndihma urgjente, rindërtim e rehabilitim dhe promovon këshilla dhe dialog të politikave.

www.helvetas.com

Managing Development Associates (MDA) është kompani konsulente me mbi 14 vite përvojë, e njohur si udhëheqëse në industrinë e konsulencës dhe ngritjen e kapaciteteve në Kosovë.
Me 35 bashkëpunëtorët e saj me orar të plotë dhe me më shumë se 30 ekspertë të jashtëm, MDA ka menaxhuar mbi 200 projekte në Kosovë.

www.mda.al

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë