2022-05-29 

MTI and EYE Project presented the Report on “Start-up businesses and business support services for start-ups in Kosovo”
Prishtinë – 25 tetor 2013. Gjetjet nga raporti “Bizneset fillestare dhe shërbimet për mbështetjen e bizneseve fillestare në Kosovë” u prezantuan para një audience prej rreth 80 përfaqësuesve nga kompanitë private dhe bizneset fillestare, organizatat për mbështejten e biznesit, komunitetin e donatorëve , qeveria e Kosovës. Qëllimi i këtij prezantimi ishte për të hapur diskutimin për ndërhyrjet e mundshme në të ardhmen në tregun e bizneseve fillestare dhe shërbimeve mbështetëse të biznesit për ndërmarrësit e rinj në Kosovë.
Z. Valdrin Lluka , Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Promovimin e Investimeve në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) , dhe Jakob Modeer , Konsulenti nga EYE morën fjalën për të paraqitur dhe diskutuar faktet dhe rekomandimet e ndryshme që ndikojnë mjedisin e bizneseve fillestare në Kosovë.
Z. Lluka theksoi angazhimin e MTI-së për të mbështetur dialogun ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve arsimore për të akomoduar më mirë nevojat e tregut të punës në Kosovë.
Sipas z. Modeer, një nga problemet kryesore që pengojnë prosperitetin më të mirë të bizneseve fillestare nuk është mungesa e kulturës sipërmarrëse, por aftësitë e kufizuara organizative dhe të menaxhimit.
Një element i rëndësishëm që u theksua nga z. Vllaznim Xhiha , drejtor në ndërmarrjen EYE , ishte se fakti që shumica e bizneseve fillestare janë në sektorin e tregtisë dhe më pak në prodhimtari, pengon rritjen e biznesit të tyre dhe konkurrencës.
Vlerësimi paraqet një pasqyrë të përgjithshme të tregut të bizneseve fillestare në Kosovë , duke përfshirë karakteristikat e kompanive fillestare, projektet dhe programet që ndihmojnë krijimin e bizneseve fillestare, dhe rekomandimet për ndërhyrjet e ardhshme nga palët e përfshira në këtë fushë të vetë –punësimit.
Raporti është financuar nga projekti EYE – Rritja e Punësimit për të Rinj, projekt i financuar nga Qeveria Zvicerane dhe u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.
Për më shumë informata, shkarko publikimin.






