Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Zhvillimi i Shkathtësive

EYE do t’i kushtojë përpjekje përmirësimit të tregut të trajnimit përmes mbështetjes së iniciativave të qëndrueshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e shkathtësive profesionale dhe nevojave të industrisë.

EYE do të përqendrohet tek ndërhyrjet e saj për të realizuar ndryshimet sistematike në dy dimensione:

  • Angazhim më i theksuar i ofruesve joformal të trajnimit me sektorin privat në orientimin e rezultateve të sistemit joformal të trajnimit si përgjigje ndaj nevojave të tregut të punës;
  • Angazhim më i theksuar i industrive kryesore, shoqatave dhe përfaqësuesve me akterët vendorë në ofrimin e zgjidhjeve për ofrim të shërbimeve, për të përfshirë nevojat e tyre të menjëhershme dhe të ardhshme të shkathtësive;

Projekti EYE mbështet iniciativat e ofruesve publik dhe privat të trajnimit që kontribuojnë në: (1) përmirësimin e cilësisë së trajnimit/ofertave, (2) zgjerimin e shtrirjes së ofruesve të trajnimit, (3) pozicionimin më të mirë në treg dhe (4) trajtimin e nevojave të industrisë - nevojave specifike.

Me kë punojmë ne?

  • Ofruesit publik të trajnimeve
  • Ofruesit privat të trajnimeve
  • Shoqatat e bizneseve
  • Liderët e industrisë
  • OJQ-të që janë aktive në zhvillimin e shkathtësive profesionale

EYE nuk aplikon shpallje të thirrjeve publike, megjithatë, nëse keni ndonjë ide inovative që përputhet me objektivat e EYE, ju lutemi shkarkojeni koncept-formularin dhe formularin e buxhetit, që është hapi i parë për dërgimin e propozimit tuaj. 

Veprimtaria

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë