Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Delegacioni nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim viziton Kosovën

Ne ishim të nderuar të mirëpresim delegacionin e Bashkëpunimit Zhvillimor Zviceran nga Berni në Kosovë për të parë nga afër kontributin tonë në zhvillimin e aftësive dhe bashkëpunimin me sektorin privat!

Në prani të shkëlqesisë së tij Z. Thomas Kolly, Ambasador i Zvicrës në Kosovë dhe së bashku me delegacionin zviceran nga SDC, vizituam dy qendra trajnimi të nivelit të lartë të mbështetur nga EYE, si qendra e edukimit SPEEEX dhe Qendra e Inovacionit Korabi, që të dyja po kontribuojnë në zhvillimin e aftësive përmes qasjes së tyre unike dhe modeleve të biznesit.

Metodologjia inovative e Edukimit SPEEEX lejon aplikantët për punë të përmirësojnë aftësitë e buta, aftësitë gjuhësore dhe aftësitë teknike të nevojshme për të arritur pragun e kërkuar për punësim në Speeex ose kudo në sektorin BPO. Qendra Inovative Korabi është një qendër e re e trajnimit për  përgaditjen e ëmbëlsirave më të avancuara që po u siguron qindra njerëzve shkathësitë dhe teknikat e fundit të pasticerisë/furrës. 

Rritja e Punësimit të Rinisë (EYE) është një projekt i Zyrës Zvicerane të Bashkëpunimit në Kosovë dhe zbatohet nga konsorciumi HELVETAS Swiss Intercooperation Kosovo dhe MDA - Management Development Associates.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë