2022-05-29 

Vizita e znj. Brigitte Hagmann në Kosovë
Më 10 shtator 2013, Projekti EYE priti një vizitë nga Znj. Brigitte Hagmann, Shefe e SDC (Bashkëpunimi Zviceran për Zhvillim) Divizioni për Ballkanin Perëndimor në Bernë.
Znj Hagmann u takua me përfaqësues të partnerëve të projektit EYE si portalet online të punës (Kosovajob, Portalpune dhe Telegrafi), dhe vizitoj ambientet e Qendrës së Thirrjeve Baruti në Prishtinë, përfitues i projektit.
Gjatë vizitës së saj, znj Hagmann u shoqërua nga Chritoph Lang, Zëvendës Drejtor i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Arjeta Lleshi, Zyrtar/e Kombëtar e Programit (SCO-K).






