2022-05-29 

Takimi i komitetit drejtues të EYE
Më 19 Mars, 2015, është mbajtur takimi i pestë i Komitetit Drejtues (KD) për të diskutuar raportin e fundit të aktiviteteve dhe planin operacional për vitin 2015.
Takimi është kryesuar nga z. Stefan Butscher prej Zyrës Zvicërane për Bashkëpunim në Kosovë, ndërsa në takim ishte prezent për herë të parë edhe z. Arban Abrashi, Ministri i ri për Punë dhe Mirëqenije Sociale (MPMS) si bashkë-kryesues i KD.
Më tutje, gjatë këtij takimi është nënshkruar edhe një Memorandum i Mirëkuptimin (MM) nga ana z. Abrashi, në emër të MPMS, dhe z. Heini Conrad, Drejtor i Programit EYE, derisa qëllimi i kësaj marrëveshjeje është përgaditja e termave të referencës dhe kushteve për bashkëpunim dypalësh rreth rritjes së performancës të Shërbimeve Publike të Punësimit brenda MPMS. Pas nënshkrimit të MM, të dy zyrtarët shprehën kënaqësinë për avancimin e bashkëpunimit të MPMS dhe EYE në mbështetje të punësimit të të rinjëve në Kosovë






