Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Një hap më hap më afër themelimit të Qendrës së Këshillimit në Karrierë të komunës së Prishtinës

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Prishtinës dhe Projektit EYE në muajin dhjetor 2014, procesi është duke ecur drejt themelimit të Qendrës së Këshillimit në Karrierë të Komunës së Prishtinës.

Komuna e Prishtinës tashmë ka caktuar lokacionin e përkohshëm për QKK-së ndërsa ndërmjet datave  16-20 mars, EYE ka organizuar trajnimin fillestar njëjavor për stafin e sapoemëruar të Qendrës së Këshillimit në Karrierë.

Pjesëmarrësit arritën të zënë njohuri shtesë rreth koncepteve të këshillimit në karrierë si profesion por edhe rreth strategjive për kërkim të punës (përfshirë shërbimet si shkrimi i CV, letrës motivuese, intervista, etj.).

Planifikohet që QKK të nisë me ofrimin e shërbimeve për të diplomuarit e shkollave të mesme profesionale gjatë këtij viti ndërsa pritet që rreth 600 nxënës të diplomuar të kërkojnë këshilla nga QKK dhe stafi i trajnuar i saj me qëllim të një tranzicioni sa më të shpejtë nga shkolla në tregun e punës.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë