Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Përfundoi trajnimi i stafit të 4 qendrave të reja të karrierës

Përfunduan tri javë intensive të trajnimit për stafin e 4 qendrave të reja të karrierës të themeluara në shkollat profesionale Nexhmedin Nixha – Gjakovë, Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka – Kaçanik, Shaban Spahija – Pejë dhe Zenel Hajdini – Ferizaj. Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit patën mundësi të mësojnë konceptet bazike, standardet dhe praktikat më të mira për ofrimin e shërbimeve për orientim në karrierë për nxënësit e shkollave profesionale, si dhe për funksionalizimin e plotë të këtyre qendrave të reja. Trajnimi u ofrua nga eksperti i fushës, Visar Ademi.

Përveq pjesës teorike ata u sfiduan edhe me atë praktike duke bërë hartimin e strategjisë dhe planit të veprimit të këtyre qendrave për karrierë. Në ditën përmbyllëse të trajnimit prezent ishin edhe drejtorët e shkollave përkatëse, të cilët u zotuan për mbështetjen e realizimit të strategjisë dhe planit të hartuar.

Roli i qendrave për karrierë do të jetë lehtësimi i tranzicionit nga shkolla në punë të nxënësve të këtyre shkollave profesionale, si dhe orientim më i mirë për karrierë.



Video link - https://www.facebook.com/eyekosovo/videos/1884403415003043/

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë