2022-05-29 

Portal Pune 2.0
A e keni vizituar ende faqen e re të Portal Pune? EYE ka mbeshtetur Portal Pune për ta transformuar platformën e tyre tërësisht, e cila po lidhë qindra punëkërkues kosovarë me punëdhënësit e tyre te preferuar. Gjithçka nga dizajni dhe ndërfaqja e përdoruesit, e deri te arkitektura e faqës dhe e informacionit janë ndryshuar dhe optimizuar për të përmirësuar eksperiencën tuaj në këtë platformë prej të gjitha pajisjeve tuaja! Platforma e re gjithashtu përmban Klasifikimin Standard Ndërkombëtar të Profesioneve (ISCO-08) dhe tani ofrohët edhe në gjuhën serbe!
Disa nga karakteristikat e reja për organizatat përfshijnë:
Hapja e llogarive përmes profileve të rrjeteve sociale;
Publikimi dhe redaktimi i vendeve të lira të punës pa miratim nga administratorët e faqes duke përdorur proces të automatizuar;
Filtrimi i aplikantëve, caktimi i intervistave, komentimi mbi performancën e aplikantëve dhe mundësia për t'i ruajtur CV-të e aplikantëve të fortë;
Karakteristikat e reja për individët përfshijnë:
Hapja e llogarive përmes profileve të rrjeteve sociale;
Krijimi i CV-ve standarde gjithëpërfshirëse në sistem;
Aplikimi për pozicione direkt me një klik të butonit dhe rishikimi i gjithë historisë së aplikacionit.
https://portalpune.com/






