Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

EYE dhe KCBS bashkojnë forcat për mundësi të reja në veriun e Kosovës

EYE dhe KCBS (projekt i financuar nga USAID) së bashku do ta financojnë një skemë grantesh në mbështetje të 126 farmerëve ne veri të Kosovës. Këto grante do t’u mundësojnë familjeve fermere të këtij rajoni që të kenë pajisje më të mira, zhvillimin e teknikave të prodhimit, dhe qasje në tregje. Ky investim i përbashkët I EYE dhe KCBS pritet që të rrisë numrin e të punësuarve nga 126 në 252 dhe do të sigurojë të hyra deri në 600 Euro në muaj (nga 300€). Në dy vitet e ardhshme të hyrat nga shitjet priten të arrijnë shifrën e 200 mijë eurove duke rritur kështu mirëqenien e familjeve dhe zvogëlimin e papunësisë.

EYE do t’a mbulojë 1/3 e skemës së granteve të dhuruara për përfituesit, ndërsa i gjithë intervenimi ka potencial që ta rrisë prodhimin e përgjithshëm dhe komercializimin e bujqësisë në veri të Kosovës.

Për më shumë rreth KCBS ju lutem vizitoni http://www.kcbs-ks.org/.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë