Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Nënshkruhet Marrëveshja për themelimin e Qendrave të Karrierës në tetë komuna të Kosovës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me tetë komuna të Kosovës për të themeluar Qendra të Karrierës në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, me qëllim të rritjes së cilësisë së IAAP-ve për krijimin e kuadrove të nevojshme për tregun e punës. Këto Qendra të Karrierës do të themelohen me bashkëfinancim të komunave dhe projektit EYE, për mbështetjen e zhvillimit të karrierës së nxënësve si pjesë e integruar e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Ministrja Nagavci falenderoi projektin Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Swiss Embassy Prishtina), i zbatuar nga konsorciumi Helvetas Intercooperation (HSI) dhe Management Development Associates (MDA), për themelimin e Qendrave të Karrierës në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë dhe vlerësoi vullnetin e komunave dhe DKA-ve për interesimin e tyre për të ju ndihmuar nxënësve për orientim në karrierë dhe punësim më të lehtë.

Ndryshe, komunat të cilat kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me MAShTI dhe projektin EYE janë: Mitrovica, Gjilani, Kamenica, Fushë Kosova, Rahoveci, Podujeva dhe Suhareka.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë