2022-05-29 

Prezantimi i hulumtimit “Ofrimi i trajnimeve në sektorin e shitjes”
Në një takim me përfaqësuesit e sektorit të shitjes dhe ofruesve të trajnimeve, janë prezantuar të dhënat e studimit “Ofrimi i trajnimeve në sektorin e shitjes”. Ky studim ka përfshirë kompani të suksesshme në sektorin e shitjes dhe ofruesve të trajnimeve dhe përmban rekomandime konkrete për përmirësimin e komunikimit mes tyre, tejkalimin e sfidave për bashkë punim më afatgjatë si dhe nevojat për zhvillimin e pakove të reja të trajnimit.
Studimi është kryer nga MDA, partner i konzorciumit në projektin EYE.






