Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Takim me sektorin e ndërtimtarisë

Më 27 janar, 2016 projekti EYE ka organizuar një takim me palët e interesit për të diskutuar gjetjen e raportit “Vlerësimi i tregut të sektorit të ndërtimit: Perspektivat e punësimit për të rinjtë”. Më shumë se 40 përfaqësues të kompanive të ndërtimit, shoqata, arkitektë, dhe ofruesit e shkathtësive kanë dhënë kontributin e tyre për të pasur aktivitete të rëndësishme që lidhen me aftësitë e të rinjve.
Sektori i ndërtimit ka shërbyer si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe përkundër sfidave ka vazhduar të zgjerohet edhe gjatë krizës ekonomike në Kosovë. Me një pjesëmarrje prej 9.5% sektori i ndërtimit ishte punëdhënësi i 4-të më i madh në Kosovë në vitin 2014, duke punësuar rreth 39,000 vetë. Megjithëse pjesëmarrja në punësim e sektorit të ndërtimit në mesin e gjithe sektorëve tjerë ka rënë në vitin 2014, në krahësim me vitin e kaluar nga 11.4% në 9.5%, numri total i punonjësve është rritur për 10,000.
Sidoqoftë, zbatimi i sundimit të ligjit dhe korrupsioni mbeten faktorë që pengojnë për sektorin të rritet.
EYE do të fokusohet më shumë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe përmirësimin e mëtejshëm të mekanizmit të komunikimit në mes të institutcioneve arsiomore dhe bizneseve.
Raporti i plotë i cili është zhvilluar nga Strategy and Development Consulting (S&DC) mund të merret pëmes vegzës më poshtë.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë