Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Punësim i shpejtë për të rinjtë përmes trajnimeve në sektorin e BPO-së

Në botën e globalizuar të ditëve të sotme, tregjet janë të ndërlidhura më shumë se kurrë më parë, ndërsa avancimet në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) kanë hapur dyert për kompanitë  për të  kontraktuar shërbime të biznesit në vendet e jashtme.

Gjatë viteve të fundit, për shkak të fuqisë së lirë dhe të aftë punëtore dhe afërsisë gjeografike me Evropën, Kosova është bërë një fole rajonale për ofrimin e shërbimeve të kontraktimit përtej kufijve të saj. Sektori i Business Process Outsourcing (BPO) ka potencialin që të gjallërojë zhvillimin ekonomik, të rrisë eksportet dhe të krijojë mijëra vende të reja të punës, veçanërisht duke marrë parasysh se Kosova rishtazi ka tërhequr vëmendjen si një qendër ndërlidhëse në aspektin e shfrytëzimit të forcës së re dhe të aftë punëtore.

Sistemet arsimore jo gjithnjë arrijnë t’i përshtaten ndryshimit të shpejtë të natyrës së punës, gjë që punëdhënsve shpesh ua vështirëson procesin e punësimit. Mirëpo, aty ku arsimi formal është më i ngadaltë për të ndryshuar, arsimi joformal mund të bëhet pishtar dhe të ndihmojë në plotësimin e mangësive!    

Sot, krahas shumë ofruesve ekzistues të BPO-ve në Kosovë, kompania SPEEEX ka fituar emër si një ndër aktorët kryesorë në këtë fushë, veçanërisht për shkak të qasjes së saj inovative ndaj trajnimit dhe punësimit.

Rishtazi, EYE ka lidhur partneritet me këtë kompani për t'u ndihmuar atyre që ta krijojnë SPEEEX Education. Kjo e fundit është një entitet joformal arsimor, i specializuar në ofrimin e trajnimeve të BPO-së për të rinjtë. Metodologjia e aplikuar inovative u mundëson kandidatëve për punë që t’i përmirësojnë aftësitë e buta, shkathtësitë e gjuhëve të huaja dhe shkathtësitë teknike që janë të nevojshme për të arritur pragun e kërkuar për punësim në sektorin e KPB-së.

Përderisa SPEEEX Education u ofron pjesëmarrësve njohuri të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse teorike, ajo gjithashtu siguron që studentët të zhvillojnë përvojën e duhur praktike. Grupet punuese janë të vogla, gjë që mundësojnë kurse të personalizuara, ndërsa secili pjesëmarrës fiton mundësinë për t’u intervistuar për një vend pune pasi ta përfundojë trajnimin!

Në maj të vitit 2020, fasilituam një marrëveshje midis SPEEEX, SPEEEX Education dhe Laboratorit për Aktivitete të Biznesit (një organizatë e mbështetur nga kompania vendore Sharrcem), e cila do të krijojë vende pune për qindra të rinj në rajonin e Elez Hanit dhe do të promovojë zhvillimin ekonomik . Një degë e re e SPEEEX së bashku me një qendër trajnimi planifikohet të hapen në qytet, të cilat do t’i përgatisin të rinjtë për vendet e punës në sektorin e BPO-së!

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë