Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Njihuni me Çlirimin: Një CEO 20-vjeçar që punon në fuqizimin e të rinjve!

Njëra prej arsyeve pse e duam Prishtinën është se ke rastin të takosh të gjitha llojet e njerëzve. Dhe prapë, nuk ndodhë edhe shpesh që të takosh një CEO 20 vjeçar, i cili rregullisht ka ditë pune 14 orëshe, duke kaluar kohën midis ligjëratave në fakultet, organizimit të takime dhe menaxhimit të përgjegjësive të tjera!


Fakti se Kosova nuk është aq e zhvilluar, për mua do të thotë që këtu ka gjithçka; ti mund të krijosh gjithçka që dëshiron, nëse je punëtor," tha Çlirim Sheremeti, i cili nuk ngurron të shprehë pikëpamjen e tij pozitive për të ardhmen e Kosovës.

Për dikë të moshës së tij, Çlirimi ka njohuri të jashtëzakonshme mbi zhvillimin dhe fuqizimin e rinisë. Ende student në AUK, Çlirimi është themelues dhe Drejtor i Përgjithshëm i 4H Kosova, një degë e organizatës së njohur 4H e cila punon për ngritjen e aftësive të rinisë që u ndihmojnë atyre të bëhen agjentë të ndryshimit dhe aktorë në zhvillimin e komunitetit. Ai është gjithashtu një vullnetar aktiv për më shumë se 8 vjet.

Së fundmi, Çlirimi mori pjesë në programin ‘Social Enterprise Kosovo Activation (SEKA)’ nga Sustainability Leadership Kosova, i mbështetur nga EYE, program ky i cili mëson bizneset dhe organizatat në lidhje me ndërmarrjet sociale, udhëheqjen transformuese dhe modelet e qëndrueshme të biznesit.

"Gjithmonë kam konstatuar se ndërmarrësia sociale është model ideal për të arritur ndikim të mirëfilltë, ku përfituesit gjenden shumë më afër jush," thotë Çlirimi. "Unë aplikova në SEKA sepse doja të krijoja një komponentë të lirisë financiare brenda 4H."

"Kur flasim për qëndrueshmërinë në Kosovë, njerëzit e mendojnë këtë nga një këndvështrim financiar. Por qëndrueshmëria për mua është se si t’i përdorim burimet në një mënyrë që ato të jenë në dispozicion edhe në të ardhmen dhe të mos harxhohen. [Në SEKA] ne diskutuam gjithashtu se si të integrojmë modelet e qëndrueshmërisë të lidhura ngushtë me ndërmarrje sociale brenda secilës prej organizatave tona," tha ai.

EYE mbështeti këtë trajnim për aktivizimin e ndërmarrjeve shoqërore, si pjesë e Fondit tonë për Mundësi (Opportunity Fund), një mekanizëm që bashkëfinancon nismat të cilat shfaqin potencial për të ndikuar pozitivisht në sistemin e tregut të punës dhe rritjen e mundësive për punë për të rinjtë.

Trajnimi arriti të përgatisë një kuadër të udhëheqësve të rinj për mundësi të reja të karrierës në udhëheqjen e qëndrueshmërisë - pionierë që do t’i prijnë dhe udhëheqin trendet pozitive të biznesit në Kosovë dhe rajon.

Çlirimi thotë se trajnimi SEKA krijoi një ndryshim të mendësisë sa i përket funksionimit të një organizate. "Ne ndërruam mentalitetin tradicional të ‘na ndihmoni në mënyrë që të ndihmojmë të tjerët, në "le të krijojmë vlera të përbashkëta," thotë ai. "Tani ne po eksplorojmë krijimin e një komponente të ndërmarrësisë sociale brenda 4H ku do të mund të gjeneronim të ardhura."

“Shpesh  takoj të rinj si unë që kanë të njëjtin potencial, por jo të njëjtën iniciativë. Dhe janë këto trajnime si SEKA që po nxisin iniciativë në mua. Prandaj, unë dua që të gjithë të kenë mundësi si kjo, " shtoi Çlirimi.

Në EYE, ne punojmë për të krijuar një treg dinamik dhe gjithëpërfshirës të punës për të siguruar punë të denjë - përfshirë vetë-punësimin - për të rinjtë në Kosovë. Gjeni si e bëjmë atë në www.helvetas-ks.org/eye/


 

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë