Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Si e Ndihmuam Kenanin të Bëhet Saldues i Certifikuar

Çdo ditë, Kenan Hasani zgjohet në orët e para të mëngjesit për të shkuar në punë. Vetëm 24 vjeçar, ai tashmë është një saldator i certifikuar që punon për fabrikën Elsam sh.p.k në Ferizaj.

Puna e tij  kërkon koncentrim dhe ekspertizë. Cdo ditë, Kenani bënë punë sikur se bashkimin e pjesëve metalike nën nxehtësi ekstreme, studimin e planeve, lustrimin e sipërfaqeve metalike dhe përdor një shumëllojshmëri të makinave të saldimit që ne as nuk mund të fillojmë t'i emërojmë.

"Unë e dua punën time," thotë Kenani. “Kur fillova, dija shumë pak për punën. Por për shkak të interesit, angazhimit dhe trajnimeve, tani është shumë më e lehtë."

Në fillim të këtij viti, EYE ka hyrë në partneritet me KIMERK, apo Kllasteri i Industrisë së Metalit dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës e cila ka 35 kompani anëtare. Ne synuam të trajnojmë një numër të ri të punëkërkuesve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian në saldimin dhe përpunimin e metaleve dhe u lehtësuam.

Si një prej këtyre të rinjve, Kenani tani është i punësuar dhe i çertifikuar me standardet e nevojshme ISO që do t'i japin  mundësi për të gjetur punë në këtë industri gjatë gjithë jetës së tij profesionale.

"Në të ardhmen, unë dua të vazhdoj të punoj si saldator në këtë kompani," thotë Kenani.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë