2022-05-29 

Mirësevini në faqen zyrtare të projektit EYE
Të nderuar vizitorë,
Mirësevini në faqen zyrtare të projektit “Rritja e Punësimit për të Rinj” (EYE). Me kënaqësi ju njoftojmë nëpërmjet faqes sonë që projekti EYE ka filluar të implementohet në janar të vitit 2013. EYE do të ofrojë lehtësim dhe zgjidhje për sistemin e tregut të punës duke rritur punësimin e të rinjve në Kosovë.
Faqja jonë e internetit do të përdoret si një kanal komunikimi me partnerët tanë dhe publikun e gjerë, me transmetimin e ngjarjeve më të rëndësishme dhe informacioneve gjatë fazës së implementimit të projektit EYE.
Mirë se vini dhe mbesim në kontakt,
Ekipi EYE






