Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Lansimi i “Sistemit Informativ të Tregut të Punës (SITP)”

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Projekti EYE në bashkëpunim me programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) kanë bërë lansimin e Sistemit Informativ të Tregut të Punës (SITP).

Qëllimi i SITP-së është që të siguorjë informacion për punësim dhe karrierë në mbështetje të studentëve, të papunëve, punëkërkuesve, prindërit si dhe këshilltarët për karrierë.
Sistemi informativ i tregut të punës (SITP) do të mbledhë një sërë të dhënash nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (rreth regjistrimit të popullësisë, Anketa e Fuqisë Punëtore), nga MASHT (statistikat e arsimit), MPMS (të papunësuarit e regjistruar), përfituesit e asistencës sociale, vendet e lira të punës etj), nga Administrata Tatimore (shifrat zyrtare të punësimit); MTI (regjistri i bizneseve) në një platformë të përbashkët, me qëllim që të ofrojë informacion të përditësuar mbi trendin dhe tendencat në tregun e punës në Kosovë.

Në fjalën e tij të rastit ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica u shpreh se lansimi i sistemit informativ të tregut të punës ku do të grumbullohen të gjitha informatat e tregut të punës duke përfshirë edhe modulin e orientimit në karierë do të na lehtësojë rrugën që të ofrojmë trajnime profesionale duke u bazuar në nevojat e tregut të punës si dhe shkollave të mesme profesionale që të hartojmë kurikula përkatëse sipas nevojave të tregut.

Ndërsa, znj. Alessandra Roccasalvo nga UNDP theksoi rëndësinë që sistemi do ta ketë në të ardhmen: “Bota ka prodhuar më shumë të dhëna vetëm gjatë vitit 2017, sesa në tërë historinë paraprake të njerëzimit. Pra, të dhënat janë atje. Ne vetëm duhet t’i kemi mjetet dhe njohuritë për t’i shfrytëzuar dhe për të siguruar qasje gjithëpërfshirëse në këto të dhëna për qytetarët. Në anën tjetër, menaxheri i projektit EYE z. Durim Hoxha ju drejtua të pranishmëve duke potencuar rëndësinë që ky projekt ka dhe udhëtimin ne realizimin e këtij projekti që EYE ka mbështetur nga faza e pare. Ky lansim u përmbyll me prezentim nga znj. Zana Tabaku nda APPDEC e cila bëri prezentimin e kësaj platforme para të pranishmëve.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Shikojeni videon e fundit nga kampanja


më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë