2022-05-29 

Trajnimi i këshilltarëve të karrierës
Njëzet këshilltar të karrierës kanë përfunduar sot trajnimin dy-javor si pjesë e angazhimeve te EYE për zhvilimin e kompetencave të stafit këshillues të karrierës brenda Institucioneve të Larta Arsimore, Shkollave Profesionale, Qendrave Rajonale për Punësim, dhe OJQ-ve.
Këshillimi në karrierë ka një domethënije të veçuar gjatë përiudhës së tranzicionit të individëve nga shkollimi në punë. Prandaj, EYE përmes këtyre aktiviteteve ka për qëllim t’i forcoj dhe promovoj shërbimet e këshilltarëve të karrierës. Me këtë kontribohet në aplikimin më të saktë të skemave arsimore dhe të trajnimeve për një tranzicion të shpejt dhe më të lehtë të të rinjëve Kosovar në profesionist të punësuar apo të vetëpunësuar (ndërmarrës të rinj).
Na ndiqni ditëve në vijim rreth zhvillimit të këshillimit në karrierë pasi që aktivetete tjera do të pasojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Edukimit, Shkencës, dhe Teknolgjisë.






