2022-05-29 

Fakulteti i edukimit themelon trupin këshilldhënës
Modeli i “Bordeve Industriale” i cili perfshinë sektorin privat dhe stafit akademik brenda institucioneve respektive të arsimit të lartë po vazhdon. Më 13 Korrik, 2015 është themeluar Bordi Industrial brenda Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP-HP) dhe është kryesuar nga z. Et’hem Çeku, i cili ka përgëzuar këtë event is një hap shumë të rëndësishëm zhvillimin e arsimit kualitativ në përputhje më kërkesën reale të tregut të punës.
Bordi është I përbërë nga 5 kompani private, Këshillin e Prindërve dhe përfaqësuesit e Njësive Akademike të UP-HP.






