Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Projekti EYE organizoi trajnimin “Analizimi i mungesës së shkathtësive në sektor”

Një grup prej 15 individëve nga sektori privat, institucionet publike dhe  institucionet arsimore në Kosovë u trajnuan se si të bëjnë analizimin e  mungesës së shkathtësive në një sektor të caktuar. Trajnimi intenziv pesë ditor  u mbajt nga eksperti gjerman, Z. Wolfgang Schlegel, konsulent me përvojë të  gjatë në zhvillimin e shkathtësive.  Në këtë trajnim, gjithashtu morën  pjesë një grup i konsulentëve lokal me përvojë në këtë fushë.  Pjesëmarrësit patën rastin të mësojnë për metodologjitë e  analizave  të mungesës së shkathtësive në vendet anëtare të BE-së, rolin e institucioneve  publike në mbledhjen e të dhënave dhe mënyrat se si këto të dhëna përdorën nga  vendimmarrësit. Pas trajnimit, konsulentët lokal do të bëjnë analizimin e mungesës së  shkathtësive për dy sektorë në Kosovë: atë të bujqësisë dhe shëndetësisë.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë