2022-05-29 

MIK Agency tani zyrtarisht është pjesë e eventit më të madh të marketingut dixhital ne Zvicër, SuisseEMEX ’15
Kompania Zvicerano-Kosovare MIK Agency që ofron shërbime outsourcing nga Kosova për klientë Zvicëran, tani është bërë zyrtarisht pjesë e panairit më të madh të marketingut dixhital në Zvicër, SuisseEMEX i cili do të mbajë edicionin e tij të Nëntë në Cyrih me 25-26 Gusht të këtij viti.
SuisseEMEX është panairi më i madh i Marketingut & Komunikimit, Organizimeve, Promocionit dhe Bizneseve Dixhitale në Zvicër që mledhë të gjitha bizneset në një vend. Rreth 500 biznese dhe ekspertë nga Zvicra dhe jashtë saj takohen me më shumë se 15.000 vizitorë. Ky panair organizohet nën moton: “One Step Ahead” – “Një hap përpara”, që paraqet përgjigjet e të sotmes për komunikimin e të nesërmes.
MIK Agency është bërë zyrtarisht partner i këtij panairi ku edhe do të ketë mundësinë e paraqitjes së produkteve të saj si kompani për Web-Design, SEO, Online Marketing, Lead Generation etj. Natyrisht kjo është një arritje shumë e madhe fillimisht për kompaninë dhe stafin e saj dhe pastaj edhe për Kosovën pasiqë jep mundësinë që klientë të ndryshëm të njihen me produktet që ofron kjo kompani e cila punën kryesore e kryen në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë.
Kjo padyshim është një ditë e zgjerimit në tregun zviceran, e sfidës dhe gjithashtu e suksesit që kjo kompani ka arritur falë punës së palodhshme të të gjithë stafit. MIK Agency përmes rrjeteve sociale gjithashtu u ka bërë ftesë të gjithë klientëve dhe atyre që janë të interesuar të vizitojnë panairin në Cyrih dhe të njihen me produktet dhe shërbimet që ofron kjo kompani.
EYE ka përkrahur MIK-un për zhvillimin e biznesit dhe zgjerimin në treg ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe implementimin e strategjisë së marketingut.






