2022-05-29 

Vizita studimore në Slloveni
Projekti EYE ka hyrë në partneritet me Shoqatën e Orientimit të Karrierës në Slloveni, e cila organizoi një vizitë studimore në shtator të 2013 për dy anëtarët e ekipit të projektit EYE për të vizituar tri qendrat e karrierës të universiteteve në Slloveni dhe Austri.
Gjatë vizitës tre ditore, janë vizituar tre universitetet e mëposhtme:
- Qendra e Karrierës në Universitetin e Mariborit, Slloveni ,
- Qendra e Karrierës në Universitetin e Ljublanës, Slloveni,
- Qendra e Karrierës e Alpen-Adria në Universitetin e Klagenfurt.
Si rezultat përfundimtar prej kësaj vizite, do të jetë një udhëtim studimor i përfaqësuesve të qendrave universitare të karrierës nga ofruesit e arsimit të lartë të Kosovës në qendrat e vizituara.






