2022-05-30 

Komuna e Prishtinës dhe EYE nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit
Shpend Ahmeti, Kryetar i Qytetit te Prishtinës, dhe Heini Conrad, Drejtor për Kosovë i Helvetas Swiss Intercooperation, nënshkruan sot Marrëveshjen e Mirëkuptimit për zhvillimin e Qendrës për Këshillim në Karrierë (QKK) dhe Qendrën e Biznesit (QB) në kryeqytetin e Kosovës.
Komuna e Prishtinës, dhe Helvetas përmes projektit EYE, do t’a financojnë zhvillimin e QKK dhe QB për t’i zhvilluar më tutje institucionet mbështetëse për profesionistët e rinj të Prishtinës për marrjen e këshillave profesionale për karrierë si dhe zhvillimin e kapaciteteve për mbeshtjetjen e bizneseve te reja, duke ndikuar kështu në uljen e numrit të të papunëve në qytetin e Prishtinës.
QKK do të ofrojë shërbime të specializuara për nxënësit e Shkollave Profesionale në Prishtinë dhe do ta lehtësojë tranzicionin e tyre drejt tregut të punës. Ndërsa, QB do të jetë një entitet i rendësishëm që specifikisht do të jetë në shërbim të bizneseve të reja në rritje e që eksportojnë shërbime jashtë vendit.
Këto dy aktivitete do të finalizohen gjatë vitit 2015 ndërsa pritet që rreth 600 vende të reja te punës do të krijohen si rezultat i tyre.
Investimet në emër të EYE janë siguruar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.






