2022-05-29 

Themelimi i bordit industrial në universitetet publike në Kosovë
Sot, projekti EYE prezantoi nismën për të themeluar Bordin Industrial para përfaqësuesëve të Universitetit ”Haxhi Zeka” në Peja. Ky prezantim është pjesë e aktiviteteve për avokim për të themeluar mekanizma të tilë komunkimin në institucionet e arsimit të lartë. Në fillim një Bord i tillë është themeluar në Fakultetin e Ingjinierisë Elektrike dhe Kompjuterike (FIEK). Modeli i Bordit Industrial si një trup i rëndësishëm që forcon komunikimin mes akademisë dhe sektorit privat, poashtu është prezantuar në fillim të shkurtit para Rektoratit dhe të gjitha njësive akademike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Për më tepër katër njësi akademike të UP-së do të udhëheqin në vazhdimin e bashkëpunimit të tyre me projektin EYE për themelimin e Bordeve Industriale brenda njësive të tyre përkatëse si pjesë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Dy njësi akademike të Universitetit “Haxhi Zeka” do ta ndjekin procesin e njëjtë gjatë pak javëve në vijim.
Projekti EYE poashtu është duke lehtësuar aktivitetet për themelimin e Bordeve Industriale në universitetet tjera të vendosura nga Mitrovicë dhe Prizren.






