2022-05-29 

Vizita studimore e portaleve të punës në Bosnje dhe Hercegovinë (BIH)
Maj, 2013- Projekti EYE ka organizuar vizitë studimore për portalet e punësimit të Kosovës në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë (B&H). Nikoçirët e programit, Posao.ba, portal më i madh i punësimit në B&H dhe rajon kanë prezantuar para pjesëmarrësve modelin e tyre të biznesit.
Gjashtë pjesëmarrësit nga tre portalet e punësimit në Kosovë (Telegrafi, Portalpune dhe Kosovajob) kanë pasur mundësinë që të pasurohen me ide dhe përvoja të reja mbi: ndërmjetësimin online dhe offline nga perspektiva e punëkërkuesit dhe punëdhënësit, shërbimin për klientë, teknikat e shitjes, si dhe zhvillimin e produkteve/shërbimeve të reja.
Sipas Arion Rizaj, partner menaxhues në Kosovajob.com, kjo mundësi e ofruar nga projekti EYE, ju ka mundësuar atyre që të marrin ide të reja dhe te kristalizojnë objektivat e ardhshme për modelin e biznesit të tyre. Ky model do të ofrojë shërbime të avancuara për ndërmjetësim në punësim për përdoruesit Kosovar të këtyre shërbimeve, profesionistët e rinj dhe punëdhënësit e tyre të ardhshëm.






