2022-05-29 

Thirrje e Hapur për bizneset që udhëhiqen nga Romët, Ashkalitë dhe Egjiptianët
Projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) fton të gjitha bizneset e interesuara që udhëhiqen nga pronarët Rom, Ashkali dhe Egjiptian që të aplikojnë me ide inovative të cilat shpiejnë në zhvillimin e bizneseve të tyre dhe gjenerimin e punësimit për të rinjtë në komunitetin e tyre.
Qëllimi i këtij aktiviteti është ngritja e kapaciteteve të bizneseve individuale për të zhvilluar, përmirësuar shërbimet/produktet e tyre dhe për të krijuar vende pune përmes një qasjeje të qëndrueshme që do të ndikojë direkt në komunitetin e tyre. Grantet do të dhurohen deri në shumën maksimale 7,500 €. Granti mund të shfrytëzohet, por jo edhe të kufizohet në: shërbime themelore konsultative, trajnim të shkathtësive, pajisje, kapital pune.
Prej kandidatëve të interesuar kërkohet:
- Që të jenë anëtarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian;
- Që të sigurojnë arsyetim të kërkesës bazuar në qëllimin e kësaj thirrjeje të hapur. Propozimet më të detajuara do të shqyrtohen në mënyrë më të favorshme;
- Që të ofrojnë dëshmi në lidhje me regjistrimin e biznesit të tyre;
- Që të sigurojnë dëshmi të qarkullimit minimal mujor prej 750 Euro;
- Që të ofrojnë rezultate të parashikuara të këtij investimi (p.sh. rritje të shitjeve për X shumë, rritje e punësimit për X vende pune);
- Që të mund të mbulojnë një pjesë të kostos për investim në këtë shërbim të ri.
Kjo përzgjedhje do të bëhet në bazë të kritereve që përcaktohen në formularin e konceptit.
Konceptet duhet t’i dërgoni në postën elektronike të EYE: eyeinfo@eye-kosovo.org jo më vonë se data 19 Nëntor, 2017.
EYE mban të drejtën për të mos ofruar ndonjë mbështetje nëse vlerësimi tregon se projekti nuk i përmbush kriteret dhe nuk kontribuon në realizimin e rezultateve të projektit.






