2022-05-29 

Projekti EYE në forumin Femrat në TIK
Projekti EYE mori pjesë në Forumin “Femrat në TIK”, ku u prezantuan shumë iniciativa në mbështetje të pjesëmarrjes më të madhe të femrave në TIK, siç është dhe projekti i fundi i përkrahur nga Banka Botërore e i cili ofron më shumë mundësi për përfshirjen e femrave në TIK. Poashtu u konfirmua një fokus më i madh ndërkombëtar në sektorin e TIK-ut ku dhe u vlerësua pozitivisht potenciali i Kosovës për të eksportuar shërbime të TIK-ut jashtë vendit si dhe krijimi i mundësive të punësimit të të rinjve dhe të rejave. Dialogu ndërmjet institucioneve arsimore dhe kompanive të TIK-ut për të siguruar përputhje më të madhe nga ofruesit e aftësive sipas nevojave reale të tregut të punës është një tjetër proces afirmativ që aktualisht po ndodh në Kosovë. Kjo sferë po mbështetet edhe nga Projekti EYE nëpërmjet Trupave Këshillëdhënëse të cilat janë duke u themeluar nëpër institucione të arsimit të lartë.






