Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

EYE dhe Meridian Express nënshkruan marrëveshje

Heini Conrad, Drejtor i Programit EYE, dhe Agon Gashi, Drejtor i Meridian Express, nënshkruan marrëveshjen për zhvillimin e planifikimit strategjik dhe riorganizimit të kompanisë e cila është lidere në tregun e shitjes me pakicë dhe në rritje te vazhdueshme. Kjo marrëveshje është pjesë e Iniciativës për Zhvillimin e Kapitalit Njerëzor e inicuar nga EYE që nga fillimi i vitit 2014. Me këtë rast Menaxherët e Burimeve Njerëzore (BNJ) të Meridian Express fillimisht janë trajnuar, duek pasuar me fazën diagonistifikuese brenda kompanisë. Kjo marrëveshjë nënkupton fazën e re të mështetjes që përfshinë konsulencën nga një prej konsulentëve me renome botërore, ish-Drejtor Gjeneral i njërit prej zingjirëve më të mëdhenj botëror të shitjes me pakicë, për të zhvilluar Planifikim Strategjik, krijimin e praktikave të avancuara të BNJ dhe Programit të Certifikuar për Menaxhim, duke ofruar edhe këshilla rreth operacioneve strategjike dhe taktike në sferën e shitjes me pakicë.

Ky aktivitet do t’i mundësojë Meridian Epxress-it përdorimin e praktikave të reja të BNJ, të të bërit biznes, dhe investimeve që mundësojnë krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin e agrobiznesit/ushqimit dhe shitjes me pakicë.

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë