2022-05-30 

Projekti EYE rrit më tej mbështetjen për ofruesit privat të ndërmjetësimit në punësim në Kosovë
Më 4 dhjetor 2013, pas disa muajsh mbështetje teknike, projekti EYE ka nënshkruar marrëveshje formale me dy portale private të punës që operojnë në Kosovë: PortalPune dhe Kosovajob për të siguruar mbështetje financiare dhe për të rritur zhvillimin e tyre të biznesit dhe qëndrueshmërinë e punës nëpërmjet ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit për kompanitë private dhe punëkërkuesit në Kosovë.
Portal Pune dhe KosovaJob janë dy portale lokale të punës që ofrojnë shërbime të vendeve të punës të ndërmjetësimit ndërmjet ndërmarrjeve private dhe punëkërkuesve që operojnë në Kosovë.
Pritet që përmes këtij procesit të mbështetur nga projekti EYE më shumë punëkërkues dhe kompani do të përdorin shërbime online të ndërmjetësimit në punësim.






