2022-05-30 

Shkathtësitë digjitale për të rinjtë e komunitetit serb në Kosovë
Kosova ballafaqohet me sfida të mëdha të papunësisë. Sistemi i vjetëruar arsimor, mospërputhja e arsimit dhe trajnimit me kërkesat e tregut të punës, si dhe kronizmi i shpërhapur gjithandej, shpesh konsiderohen si fajtorët kryesorë të një prej shkallëve më të larta të papunësisë në Evropë.
Të rinjtë nga komuniteti serb i Kosovës shpesh janë të përjashtuar dhe gjenden poshtë radarit të iniciativave të arsimit joformal, të cilët kanë potencialin për të gjeneruar vende pune. Tradicionalisht, ka pasur mungesë të qendrave joformale të trajnimit për komunitetin serb në Kosovë, e kjo është edhe arsyeja pse kemi vendosur të bashkohemi me akterët vendorë për të gjetur një zgjidhje.
Në kuadër të EYE, gjithmonë jemi në kërkim të ofruesve inovativ të trajnimit joformal që ofrojnë pako trajnuese të orientuara drejt kërkesës dhe përfshirjes sociale. Së fundi, kemi ndihmuar një grup pasionantësh të profesionistëve të TIK-ut, për të themeluar Gracanica Innovation Centre (GIC), kurse tani jemi duke i ndihmuar atyre t’i përçojnë shkathtësitë jetike të shekullit 21 – siç janë krijimtaria, komunikimet, si dhe bazat e robotikës dhe të programimit kompjuterik - tek të rinjtë serb në Kosovë.
Përdorimi i TIK-ut që nga mosha e re është një shkathtësi thelbësore. Bashkërisht kemi krijuar infrastrukturën dhe siguruar pajisjet e nevojshme, kemi hartuar kurrikula dhe identifikuar komunitetin, në mënyrë që të gjithë të jenë në dijeni për këtë mundësi të re. Qendra ka angazhuar 3 trajnerë, të cilët tani punojnë me të rinjtë serbë për të përvetësuar shkathtësitë e TIK-ut. Objektivat e qendrës tani janë të identifikojnë, aftësojnë dhe certifikojnë 60 të rinj dhe që dhjetëra prej tyre t’i ndërmjetësojë me vende pune në ekosistemin e biznesit vendor.
Shumica e pjesëmarrësve, të cilët kryesisht janë adoleshentë, tashmë kanë filluar të ofrojnë shërbime për kompanitë vendore: prej rrjetëzimit të pajisjeve të TI-së me hotelet vendore dhe dizajnin grafik për produkte e deri tek krijimi dhe mirëmbajtja e ueb-faqeve, këta të rinj me mendje të ndritur janë duke i realizuar të gjitha!
Me përhapjen e krizës së COVID-19, kjo krijoi një kërkesë të jashtëzakonshme për pajisjet mbrojtëse nga ana e spitaleve dhe stafit mjekësor. Meqenëse GIC veçse kishte në posedim printerët 3D, ata filluan t’i shtypnin mbrojtëset e fytyrës për t’u ndihmuar spitaleve lokale të cilat ishin duke u ballafaquar me mungesën e tyre. Qendra dhuroi më shumë se 250 maska vizore mbrojtëse për stafin mjekësor dhe institucionet tjera në nevojë!






