Menu

Kërko

SDC Project Implemented by Helvetas and MDA

Inaugurimi i Qendrës për Karrierë në Gjakovë

Orientimi për karrierë është shumë i rëndësishëm për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (AAP) meqë kontribuon në përmirësimin e efikasitetit të sistemit të arsimit dhe ndërlidhjes së tij me tregun e punës. Nëse individët marrin vendime të menduara mirë lidhur me atë që duhet të mësojnë dhe që ndërlidhen me interesat, kapacitetet dhe aspiratat e tyre, investimet në sistemet e arsimit dhe aftësimit do të japin kthim më të lartë në investime.

Duke e kuptuar rëndësine e orientimit për karrierë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Komuna e Gjakovës ka përkrahur themelimin e Qendrës për Karrierë në shkollën e mesme teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë e cila do të ndihmojë rreth 500 nxënës të kësaj shkolle për të zhvilluar kompetencat lidhur me karrierën e tyre në mënyrë që ata të marrin vendime të informuara dhe të suksesshme arsimore, profesionale dhe jetësore.  

Studentët e tanishëm, studentët e ardhshëm, nxënësit e diplomuar, të rriturit që braktisin shkollën, bizneset, prindërit, autoritetet lokale / kombëtare dhe komuniteti në përgjithësi do të përfitojnë nga kjo Qendër për Karrierë. Në veçanti, qendra për karrierës do të luajë një rol vendimtar në rritjen e regjistrimit të të rinjve në këtë shkollë profesionale, do të përmirësoj vetedijesimin e prindërve dhe do të forcojë marrëdhëniet me sektorin privat / tregun e punës.

Inaugurimi i Qendrës për Karrierë në shkollën e mesme profesionale “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë është bërë me dt.25 shtator 2018. Nikoqir i kësaj ceremonie ishte kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, ndërsa të ftuar në këtë ceremoni ishin përfaqësues nga MASHT, Zyra Zvicerane, partnere lokal dhe ndërkombëtarë dhe mysafir të tjerë nga komunat partnere janë të ftuarit e ceremonisë.

Qendra për Karrierë në shkollën “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë është themeluar si rezultat i një partneriteti dhe bashkë-investimi në mes të Komunës së Gjakovës, shkollës “N.Nixha", Ipko Foundation dhe projektit Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Përveq kësaj qendre për karrierë në Gjakovë, në proces të themelimit janë edhe dy qendra tjera në shkollën teknike "Feriz Guri dhe Vëllezërit Çaka" në Kaçanik dhe në shkollën e bujqësisë dhe teknologjisë "Zenel Hajdini" në Ferizaj. Themelimi i këtyre qendrave për karrierë është një nismë e mbështetur nga projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Për më tepër rreth këtij inaugurimi, gjeni linkun në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=KXlfYXQ42I4&feature=share

 

EYE përdor një qasje sistemike për të kuptuar problemet dhe aplikon qasje adaptive në menaxhim.

më shumë

Fushata e fundit e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë

më shumë

Lexoni Publikimet e Fundit të
Projektit EYE

më shumë

Na Kontaktoni Përmes Kontakt 
Formës

më shumë