2022-05-29 

Partneritet EYE – Baruti GMBH
Një marrëveshje e bashkëpunimit është nënshkruar me Baruti GmbH për rritjen e mëtejshme të këtij biznesi duke zgjeruar aktivitetet aktuale dhe depërtimin në tregje të reja.
Kjo kompani aktualisht ofron shërbime të telefonimit me kosto-efikase kryesisht tek tregjet gjerman-folëse si Zvicra, Gjermania dhe Austria. Planet e tyre përfshijnë depërtimin në tregjet kosovare, rajonale, si edhe ato anglisht-folëse.
Intervenimi i Projektit EYE me Baruti GmbH synon mundësimin e Barutit për ti zgjeruar shërbimet e mbikëqyrjes në tregjet e reja me anë të certifikimeve për menaxhimit te sigurisë së informacionit (ISO / IEC 27001:2005) dhe të sistemit të menaxhimit të cilësisë (ISO / IEC 9001:2008). Është vlerësuar se kjo ndërhyrje do të krijoj 50 vende të reja pune brenda Barutit në një vit.
Përgatitja e proceseve she menaxhmentit të brendshme të kompanisë për certifikim dhe zhvillimin e nevojshëm të intranet (rrjetit të brendshëm), rrjetit dhe sistemeve rezervë (backup) do të ndihmohet dhe mentorohet nga një ofrues lokal i shërbimit, Adaptivit Engineering, ndërsa auditimi do të bëhet nga TUV Nord, Gjermani. I tërë procesi do të përfundojë në 3 muaj.
Kjo ndërhyrje e projektit shënon partneritetin e parë të drejtpërdrejtë ndërmjet projektit EYE dhe një akteri të tregut nga sektori privat. Baruti GmbH është kompania e parë e këtij lloji që investon në standardet e certifikimit të cilësisë në kuadër të nën-sektorëve të TIK-ut. Aktiviteti është pjesë e komponentës së tretë të projektit e përqendruar në zhvillimin e sektorit privat dhe shërbimeve të fillestarëve.






